Rifat Jashari: Për hir të gjakut e luftës, ta çojmë Kosovën përpara si na ka hije

12:58 pm 05.03.18

 

Rifat Jashari, vëllai i komandantit Adem Jashari, ka mbajtur një fjalim tejet emocionues në parakalimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që u mbaj për nder të Epopesë së UÇK-së

“Sot përpara janë djemtë tanë, bijat tona dhe komanda bëhet në gjuhën shqipe. Gjuha serbe në këto troje më nuk do të komandohet”, tha Rifat Jashari, transmeton Gazeta Express.

Vëllai i komandantit legjendar pati një thirrje edhe për krerët e shtetit, raporton Lajmi.net. Ai kërkoi nga ta që të bëhen bashkë dhe ta çojnë Kosovën drejt zhvillimit.

“Ne pasardhësit e kemi obligim moral e të domosdoshëm, që për hir të gjakut e luftës, të gjejmë gjuhën e përbashkët dhe ta çojmë Kosovën përpara ashtu siç na ka hije”, deklaroi Rifat Jashari.

Ndryshe në këtë ceremoni morën pjesë edhe zyrtarë të institucioneve dhe të korit diplomatik.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM