Ribashkohet kasti i filmit ‘The Godfather’ 

5:22 pm 01.05.17

 

Regjisori Francis Ford Coppola dhe aktorët kryesorë nga filmi ‘The Godfather’ janë ribashkuar në shënimin e 45 vjetorit të filmit kult nga vitet e ’70-ta.

Coppola i shoqëruar nga Al Pacino, Robert Duvall dhe Diane Keaton u ngjitën në skenën e festivalit Tribeca Film Festival ku edhe mikëpritësi Robert De Niro iu bashkua atyre në skenë.

Ngjarja u mbajt më 29 prill në Radio City Music ku për nëntë orë u mbajt një panel diskutues dhe u shfaqën filmat The Godfather I dhe II.

Duke folur rreth krijimit të dy filmave, regjisori Coppola tregoi se Al Pacino kishte bërë audicion gjashtë herë për të fituar rolin e Michael Corleones. Coppola tha se e dashura e Pacinos e kishte thirrur në telefon për t’i thënë se po e torturonte të dashurin e saj.

Siç raporton Guardian, vendimi që Marlo Brando të lunate rolin e Don Vitos nuk kishte qenë i lehtë. Ekzekutivët e filmit nuk besonin se ai do të sillte ‘përfitime komerciale’.

Gjithashtu, Coppola kishte lejuar që Brando të lunate vetëm nëse aktori do të ofronte 1 milionë dollarë garanci se nuk do të shkaktonte probleme gjatë xhirimeve.

Gjatë panelit diskutues gjithashtu Coppola tha se në industrinë e ditëve të sotme filmi The Godfather nuk do të pranohej nga kompanitë filmike.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM