‘Bohemian Rhapsody ‘ është fituesi me kritikat më të këqija në Golden Globes në 33 vitet e fundit

11:29 am 10.01.19

Filmi për Freddy Mercury Bohemian Rhapsody është filmi më keq i vlerësuar që ka fituar çmimin Best Picture në Golden Globes që nga viti 1986. Filmi që dramatizoi jetën e këngëtarit të Queen fitoi çmimin Best Picture – Drama të hënën, ndërsa aktori që luajti Freddie Remi Malek gjithashtu morri çmimin për aktorin më të mirë në ceremoni.

Megjithatë, është publikuar se vlerësimi për Bohemian Rhapsody në Rotten Tomatoes me 62% e bën atë filmin më pak të favorizuar për të fituar Best Picture që prej dramës romantike Out Of Africa në vitin 1986. Filmi i luajtur nga Robert Redford dhe Meryl Streep, Out Of Africa është prapa me vetëm në 60% e vlerësuar nga kritikët.

Bohemian Rhapsody është vlerësuar gjithashtu në vendin e 128 nga 149 filmat që fituan Best Picture në Golden Globes.Vendi i fundit në listë i shkon filmit biblik të vitit 1953, The Robe, i cili luajti rolin e Richard Burton dhe ka një vlerësim prej vetëm 33% .

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM