Revista ‘Vanity Fair’: Kaloni një fundjavë të këndshme në Tiranë

4:12 pm 26.02.18

 

Verzioni italian i revistës së njohur Vanity Fair i ka kushtuar një artikull kryeqytetit të Shqipërisë.

Ajo u sugjeron italianëve që të vizitojnë Tiranën nëse duan të kalojnë një fundjavë të këndshme.

Në të përshkruhet se përse ia vlen të udhëtosh drejt Tiranës, duke nisur që nga arkitektura e qytetit, ku studio të rëndësishme të arkitekturës në Europë, po investojnë me ide dhe projekte dhe si të tillë përmend sheshin “Skënderbej” tërësisht pedonale, ndërtuar me gurë të trevave të ndryshme shqiptare, transmeton Top Channel.

Vanity Fair” veçon kuzhinën tradicionale që gjen në restorante bashkëkohore të arreduara me dizjane të ndryshme, por edhe pjata të reja të servirura nga shefa kuzhine të suksesshëm jo vetëm në Tiranë.

Revista italiane ndalet edhe të Pazari i Ri, ku e përshkruan si një vend ideal, jo vetëm për t’u shlodhur, por edhe për të bërë blerje interesante të produkteve shqiptare si djathra rikota, byrek, apo asortimente të tjera shqiptare.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM