Remi hyn në Gjykatën Speciale për tu intervistuar nga prokurorët

1:06 pm 14.01.19

Ka arritur në sallën ku do të merret në pyetje nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, ish-Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për zonën e Llapit, Rrustem Mustafa (Remi).

Remi është i pari nga radhët e ish-pjesëtarëve të UÇK-së që intervistohet nga prokurorët e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ftesën për t’u intervistuar, ai e mori në fund të vitit 2018, ku i kërkohej që me datën 14 janar të vitit 2019 të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë.

Gjatë nisjes për në Hagë, Remi ka deklaruar se ai do të mbrohet nga UÇK-ja dhe se ndjehet i pafajshëm kundrejt akuzave që i referohen atij, raporton Indeksonline.

Bashkë me Remin dje drejt Hagës kanë udhëtuar edhe Sami Lushtaku dhe Sabahajdin Cena. Ky i fundit pritet të intervistohet sot gjatë ditës derisa Lushtaku pasnesër.

Që të gjithë të ftuarit nga Haga kanë marr me vete edhe avokatët e tij nga Kosova./Indeksonline/

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM