Rekordi botëror për ‘spinnerin’ më të vogël (video)

6:21 am 24.01.18

 

Një kompani japoneze ka krijuar ‘spinnerin e nervozizmit’ më të vogël në botë.

MinebeaMitsumi Inc. është futur në Rekordet Guinness pasi ka krijuar pajisjen e cila është më e vogël se 2.54cm.

“Donim të krijonim një kualitet të lartë në pajisjen ‘më të vogël, me rrethrretullimin më të gjatë dhe më të lehtë’, donim të tregonim saktësinë e durimit tonë duke krijuar një ‘spinner nervozizmi’ që sillet më së gjati,” ka thënë lideri i projektit Shigeru None.

 

 

Për të krijuar këtë, një ekipi prej tetë personave u janë dashur dy muaj punë.

Ky është rekordi për ‘fidget spinner’ më të voglin në botë, derisa për atë më të madhin e mban Tony Fisher nga Anglia, pajisja e të cilit (më poshtë në foto) ka një diametër prej 3.35 metra.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM