Regjisori norvegjez që u fut në Kosovë me ndihmën e UÇK-së  (video)

12:14 pm 20.09.17

 

Filmi ‘Dugma – The Button’ ka hapur edicionin e 12 të Festivalit Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut në Shqipëri.

Regjisori i filmit, norvegjezi Paul Refsdal ka folur për punën e tij dhe për përfshirjen e tij në luftën e Kosovës gjatë vitit 1998.

“Kur filloi lufta nuk dija shumë. Më pas fillova të lexoj dhe kuptova se duhej të isha në anën shqiptare të luftës. Pata kontakte me UÇK-në dhe u kërkova atyre të më fusnin në Kosovë. E bëra, por nuk isha me fat. U plagosa që në ditën e parë në Kosovë, kështu që kalova shumë kohë në spital. Mendoj se UÇK-ja ishte shumë me fat, që NATO vendosi të bombardonte Serbinë. Nëse jo, UÇK-ja mund të ishte shkatërruar, sepse ushria serbe ishte shumë e fortë. Shumë njerëz në Kosovë, sot janë të zhgënjyer me atë që po ndodh pas luftës”, thotë Refsdal në një intervistë për Top Channel.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM