Reagimet në Twitter pas takimit Trump-Putin (foto)

7:16 pm 07.07.17

 

Përdoruesit e rrjetit social Twitter kanë qenë të vrullshëm për të reaguar pas takimit të parë ndërmjet presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Të dy liderët janë në Hamburg të Gjermanisë si pjesëmarrës në samitin e vendeve të G20. Ata fillimisht janë takuar shkurtazi, duke i shtrënguar dorën njëri tjetrit, e më pas gjatë pasdites së premte kanë zhvilluar edhe një bisedë më të gjatë fytyrë më fytyrë.

Pas kësaj, reagimet në Twitter kanë qenë të ndryshme. Shumë prej tyre ironizojnë dhe japin komente zbavitëse rreth takimit të Trump dhe Putin.

“Sa kohë do të kaloj derisa Trump të thotë se kurrë nuk e ka takuar Putinin?” pyet një prej përdoruesve në Twitter.

“Gjej dikë që të shikon ashtu si Trump shikon drejt Putinit” thotë një postim tjetër.

Një tjetër postim bënë krahasim ndërmjet fotografisë së takimit të Trump dhe Putin me atë nga seria House Of Cards.

 

 

 

 

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM