Raporti rreth demarkacionit ende nuk është gati për publikun

11:01 am 13.11.17

 

Gjatë raportimit të tij para Komisionit për Integrime Evropiane, Shpejtim Bulliqi që është kryesues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror tha se raporti rreth çështjes së demarkacionit me Malin e Zi ende nuk është gati për publikun.

“Ish-komisioni nuk ka pasur një proces të qartë, transparent e profesional që do të tregonte se si është formuar kufiri aktual me Malin e Zi. Ish-komisioni ka vepruar si komision për delemitim, përkatësisht definim të kufirit të Kosovës me Malin e Zi në kuptimin e identifikimit të kufirit me Malin e Zi”, ka thënë Bulliqi, transmeton gazeta Express.

Sipas Bulliqit, raporti përfundimtar rreth çështjes së Demarkacionit me Malin e Zi, do të bëhet publik së shpejti. Ai ka deklaruar se raporti dhe të gjeturat ende nuk janë gati për publikun. Tutje ai ka deklaruar se kanë presionin medial dhe të qytetarëve për shkak se e dinë që nuk ka kohë të pritet më tej, megjithatë ai ka kërkuar durim, duke thënë se është e rëndësishme që të kihet kujdes, pasi raporti përfundimtar do të nxjerrë të dhëna shumë të rëndësishme.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM