Raporti i QKSS: Propaganda online ndikoi në rritjen e ekstremizmit në Kosovë

5:04 pm 30.11.17

 

Një raport i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) thotë propaganda online është përdorur për t’i bindur dhe rekrutuar të rinjtë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni për mbështetjen e grupeve të ndryshme luftuese në Siri dhe Irak.

Aty thuhet se është ndikuar në rritjen e përkrahjes së të ashtuquajturit Shteti Islamik përmes shpërndarjes së materialeve propaganduese në gjuhën shqipe, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Sipas të gjeturave, profilet individuale të ekstremistëve të dhunshëm mbështetjen më të madhe e kanë për imamët e dënuar për veprat terroriste, lidhur me rekrutimin e pjesëmarrësve në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Në raport theksohet dukuria se gjatë muajve të fundit ka pasur thirrje nga individë me bindje ekstremiste në rrjete sociale për të bojkotuar zgjedhjet në Kosovë dhe Shqipëri, për shkak se diskursi i partive është në kundërshtim me parimet e këtyre grupeve ekstremiste radikale dhe se pjesëmarrja e qytetarëve në proceset demokratike është në kundërshtim me parimet e këtyre grupeve ekstremiste.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM