Raporti i Progresit: Shqetësime për politizimin e administratës, gjendjen në arsim dhe korrupsionin e përhapur

7:56 am 17.04.18

 

Komisioni Evropian vlerëson se Kosova ka shënuar pak progres në disa fusha, derisa në disa të tjera është ende në fazën fillestare.

Komisioni Evropian është i shqetësuar për vazhdimin e politizimit të administratës publike, mungesës së progresit në çështje të ruajtjes së mjedisit, gjendjen e papërmirësueshme të sistemit të arsimit, rritjen e papunësisë, korrupsionin e përhapur, bwhet e ditur nw Raportin e Progresit, transmeton Koha.net.

Ky raport përshin një periudhë më të gjatë se më herët pasi i fundit i tillë ishte bërë në vjeshtën e vitit 2016, ndërsa në vitin 2017 nuk pati raport, sepse ishte vendosur që raportet të bëheshin në pranverë.

Raporti tërheq vërejtje për vazhdimin e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe për sfidën që paraqesin për financat publike beneficionet për veteranët e luftës, shkruan sot Koha Ditore.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM