Raporti i Progresit: Ngecje të theksuara në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

7:21 am 19.04.18

 

Agjenda evropiane  e Kosovës  nuk është duke shkuar përpara si duhet, dhe kjo është konfirmuar nga Raporti i fundit i Progresit për Kosovën nga Komisioni Evropian.

Kosova vazhdon të ballafaqohet me politizim të administratës publike, ndikim të politikës në drejtësi, shkallë të lartë të korrupsionit, si dhe mosrespektim të të drejtave të njeriut, thuhet në këtë raport, transmeton Gazeta Zëri.

Ngecjet e theksuara në këtë raport veçmas drejt luftës së krimit të organizuar e korrupsionit e bëjnë këtë më të disfavorshmin gjer më tash.

Kështu konsiderojnë të paktën anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane nga opozita, të cilët thonë se një gjë e tillë do ta pamundësojë përfundimisht arritjen e liberalizimit të vizave për këtë vit.

Por krejtësisht ndryshe deklarohen përfaqësuesit e partive në pushtet, shkruan më tutje gazeta.

Sipas të tyre, Raporti i KE-së dhe liberalizimi i vizave janë dy procese plotësisht të ndara mes vete.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM