Raporti i Progresit, këtë vit ‘pritet të jetë më pozitiv‘

4:26 pm 12.04.18

 

Raporti i Progresit për Kosovën këtë vit pritet të jetë më i qartë rreth rrugës së Kosovës drejt BE-së, derisa njohësit e çështjeve evropiane presin që këtë herë raporti të jetë më pozitiv në fushën e ekonomisë dhe sigurisë.

Ndërsa, ata shprehin drojë se Kosova sërish do të kritikohet për mos bërje mjaftueshëm në luftën kundër krimit e korrupsionit, transmeton Gazeta Zëri.

Raporti i Progresit për Kosovën do të publikohet të martën e javës së ardhshme.

“Pres që ky raport të reflektojë normalisht që  t’i tregojë edhe të metat, për të mos thënë dështimet e marrëveshjeve me Serbinë në disa aspekte të dialogut që është zhvilluar në Bruksel. Por, do t’i vë edhe të arriturat, stabilitetin në nivel të Kosovës, në nivel rajonal dhe njëfarë lidhshmërie ekonomike apo funksionim relativisht të qetë sa i përket raporteve ekonomike, shkëmbimeve tregtare, lëvizjes së njerëzve dhe një perspektivë pak më të afërt për integrim” është shprehur profesori I Shkencave Politike në Francë, Nezir Kraki.

Në këtë opinion bashkohet edhe Jehona Lushaku, profesoreshë në Fakultetin Filozofik. Ajo shpjegon se kapitulli i cili flet për kriteret politike, mund të   ketë vërejtje posaçërisht në ndarjen apo respektimin e pushteteve, sundimin e ligjit,  mos- respektimin e rregullave të demokracisë.

 

…lexo artikullin e plotë

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM