Raporti i DASH thotë se Kosova po lufton ekstremizmin e dhunshëm

9:43 am 20.07.17

 

Raporti vjetor për terrorizmin nga Departamenti amerikan i Shtetit thekson se Kosova ka strategji dhe plan kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe se është vazhduar bashkëpunimi anti-terrorizëm me Shtetet e Bashkuara.

“Qeveria e Kosovës është duke zbatuar një strategji gjithëpërfshirëse dhe plan veprimi kundër ekstremizmit të dhunshëm. Drejtoria Anti-Terrorizëm e Policisë së Kosovës është duke rritur kapacitetet e saj hetuese me rritje të personelit dhe zhvillim të njësisë kibernetike kundër terrorizmit”, thuhet në raportin për vitin 2016, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Raporti kujton se Kosova është anëtare e Koalicionit Global për Mposhtjen e Shtetit Islamik dhe se ka ndërmarrë hapa për të mbështetur përpjekje të ndryshme brenda kapaciteteve të saj.

Kosova është e përqendruar në frenimin e rrjedhës së luftëtarëve të huaj terroristë, si dhe në ndjekjen dhe kufizimin e financimit për grupet terroriste, thekson raporti.

Në këtë kuadër, raporti përmend edhe ligjin që ndalon përfshirjen e qytetarëve të Kosovës në ushtritë e huaja, policitë apo formacionet paraushtarake jashtë territorit të Kosovës, duke paraparë dënime deri në 15 vjet burgim për rastet e tilla.

 

…lexo artikullin e plotë

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM