Rama: Rikrijimi i Jugosllavisë, broçkulla. Tregu rajonal është projekt europian

1:10 pm 14.07.17

 

Pas pjesëmarrjes në Samitin e Triestes, kryeministri shqiptar Edi Rama ka mbajtur një konferencë për shtyp ku tha se janë arritur rezultate konkrete për bashkëpunim mes vendeve të rajonit.

“Dua të nënvizoj rëndësinë e hapit të hedhur për organizimin e tregut të përbashkët rajonal, duke hedhur poshtë të gjitha broçkullat e nxjerra”, tha Rama, transmeton Top Channel.

Rama tha se projekti parasheh rritje të kapaciteteve për të pasur një treg shumë më të madh sesa tegjet e tanishme të vendeve të rajonit, rritje të kapaciteteve eksportuese dhe importuese brenda rajonit.

“Është dhe një mundësi për t’u bashkëngjitur tregut europian. Është e kotë që të humbasin energji për të gjitha ato broçkulla që janë dëgjuar deri tani. Projekti është europian, nuk përbën asnjë zgjidhje alternative. Broçkulla, fjalët për rikrijimit të Jugosllavisë. Jemi duke hedhur hapa në një projekt tërësor bashkëveprimi dhe ndërveprimi në rajon. Përmes këtyre hapave jemi duke zhvilluar edhe një agjendë rajonale, ashtu siç këto agjenda janë zhvilluar mes vendeve fqinje të vendeve të BE”, tha kryeministri Rama.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM