Rama: Nuk ka alarm kimik. Hapim gjyq ndaj portalit italian

11:12 am 14.03.17

rama

 

I ftuar në studion e emisionit “Top Story”, me gazetarin Sokol Balla, kryeministri Edi Rama bëri edhe një koment në lidhje me alarmin e dhënë nga një portal se në Shqipëri po groposen mbetje kimike.

Kryeministri pretendoi se nuk ka asgjë të vërtetë mbi këtë histori dhe se qeveria do të hapë proces gjyqësor ndaj një portalit italian që ka nxjerrë këtë lajm, transmeton Top Channel.

“Nëse këtu ka një alarm kimik, atëherë këtu ka marrë fund çdo gjë. Gazetarët që shkojnë tek çadrat, pse nuk e verifikojnë dhe pse nuk i thonë çadrës dhe shqiptarëve që kjo është një poshtërsi. Kjo tregon dëshpërimin e çadrës. Të paguash për të nxjerrë një lajm të rremë të këtyre përmasave dhe jashtë shtetit. Ne do të hapim një gjyq për këtë. Kjo nuk ka ndodhur dhe ne kemi marrë konfirmim për këtë nga inteligjenca italiane e doganave. Ne do të hapim gjyq ndaj një portali që ka nxjerrë këtë lajm jashtë shtetit”, tha Rama për “Top Story”.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM