Rama mbështet Veliajn edhe për një mandat në Tiranë

3:11 pm 06.05.18

 

Në inaugurimin e segmentit të dytë të Bulevardit të Ri, Veliaj ka marrë edhe mbështetjen e Edi Ramës edhe për një mandat të dytë si kryebashkiak i Tiranës.

Kryeministri Rama theksoi se bashkë me kryebashkiakun Veliaj në mandatin tjetër qeverisës do të behet shumë me tepër se sa është bërë në këto tre vite duke siguruar për realizimin e një sërë investimesh të rëndësishme për përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët e Tiranës.

“Sëbashku me projektet e qeverisë për Tiranën sëbashku me një sërë projektesh që shpresojmë të financohen me partnerët, na jep mundësi që të themi jo vetëm në këtë mandat të kryetarit të bashkisë së Tiranës ne do të bëjmë shumë tepër se çfarë është bërë në shumë vite sëbashku, por në mandatin e ri qeverisës ne do të bëjmë me siguri me kryetarin e bashkisë dhe me bashkinë e Tiranës shumë më tepër se sa është bërë në këto tre vite të bashkisë së Tiranës”, theksoi Rama, transmeton Top Channel.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM