Rama: Ky vit e mbyll “filmin” e kanabisit  (video)

10:32 am 07.09.17

 

Gjatë një bisede me gazetarë, në Velipojë, kryeministri shqiptar Edi Rama ka thënë se viti 2017 është fundi, siç tha ai, i filmit të kanabisit.

“Bashkimi Europian është i mirëinformuar për progresin që kemi bërë në luftën kundër kanabisit. Është progres i jashtëzakonshëm dhe ky vit e mbyll këtë film”, tha Rama, transmeton Top Channel.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se me shumë mundësi, Emergjencat Civile do të kalojnë te Ministria e Mbrojtjes pasi “kanë nevojë për ristrukturim”.

Në lidhje me turizmin, Rama deklaroi se “ka shumë aspekte që kërkojnë adresim dhe besoj se vitin tjetër do të ketë një turizëm më cilësor në shumë aspekte”.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM