Rama: Kemi rezerva të pashfrytëzuara, mund të bëhemi front i ri i naftës

1:03 pm 10.07.17

 

Gjatë fjalimit të tij në Kongresin Botëror të Naftës, kryeministri shqiptar Edi Rama ka thënë se Shqipëria mund të kthehet në një destinacion investimesh për kompanitë e mëdha.

“Vendi ynë ka rezerva të pashfrytëzuara që mund të na bëjnë frontin e ri të naftës, larg nga nxehtësia e Lindjes së Mesme. Bashkëpunimi ynë qeveritar me kompanitë e sektorit privat është shumë i rëndësishëm për të siguruar një rritje të vijueshme të sektorit të naftës”, ka thënë Rama, transmeton Top Channel.

Rama ka theksuar se, fokusi kryesor i qeverisë së tij është rritja e furnizimit për konsumatorët shqiptarë dhe vijimi i përparimit drejt integrimit të tregut energjitik shqiptar në atë ballkanik e më pas në atë europian, nisur nga pozicioni strategjik dhe rezervave të mëdha.

Sipas tij, aktualisht në Shqipëri prodhohen rreth 1.1 milion tonë naftë krudo, ose 6.5 milionë fuçi në vit.

Rama tha se me rëndësi mbetet përfundimi me sukses i gazsjellësit TAP, i cili do t’i ofrojë mbështetje BE-së dhe do të mund të zgjatet përmes degës Adriatiko-Joniane, si dhe me një dege të dytë që do të përshkojë aksin Shqipëri-Kosovë-Serbi.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM