Rama flet në Asamblenë e OKB-së: Pavarësia e Kosovës solli stabilitet

3:51 pm 22.09.17

 

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka folur sot në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Rama ka përmendur sfidat globale me të cilat përballet njerëzimi sot dhe gjithashtu ka folur edhe për çështjet e rajonit të Ballkanit perëndimor dhe vet Shqipërisë.

“Integrimi prek çdo qelizë të arkitekturës sonë të zhvillimit. Është aftësia jonë për të bërë reformat e nevojshme që do të mundësojnë këtë proces. Reforma e drejtësisë që po zbatojmë është çelësi”, ka deklaruar Rama, transmeton Gazeta Shqip.

Rama kërkoi nga ndërkombëtarët që t’i trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjithë faktorët në rajonin e Ballkanit, përfshirë këtu Kosovën, pavarësimi i te ciles sipas Ramës i solli vetem stabilitet dhe paqe Ballkanit.

“Prandaj ne besojmë se anëtarësimi i Kosovës në organizmat ndërkombëtarë do t’i shërbejë stabilitetit. Shumë e kanë përdorur këtë foltore për të deklaruar se nga pavarësia e Kosovës do të lindin forca të errëta. Asgjë nga këto nuk ndodhi. Sot Ballkani perëndimor është shumë i mirë se 7 apo 10 vjet përpara. Pavarësia e Kosovës jo vetëm nuk çliroi asnjë forcë të errët, por solli stabilitet”, ka shtuar Rama.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM