Rama: 2017-ta largon Shqipërinë nga harta e vendeve të kanabisit

6:19 pm 05.11.17

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se viti 2017 do të jetë viti që nxjerrë Shqipërinë nga harta e vendeve të kanabisit.

“Ka qenë një luftë e vështirë në një fushë ku policia është përplasur me paligjshmërinë dhe me krimin. Vetëm dy vitet e fundit kemi sekuestruar 80 mln euro para të krimit. Por nuk kanë munguar në këtë luftë edhe kundërgoditjet e krimit. Mirënjohje e falenderime për punonjësit dhe drejtorët e policisë. 2017 do ta nxjerrë Shqipërinë nga harta e vendeve të kanabisit”, tha Rama gjatë komunikimit të tij përmes Facebook, transmeton Top Channel.

Rama njoftoi më tej se ditën e nesërme, Qeveria do të miratojë një Task Forcë speciale në Policinë e Shtetit që do të marrë përsipër luftën kundër krimit.

“Nesër qeveria do të mblidhet për të miratuar ngritjen e një Task Force Speciale në Policinë e Shtetit për operacionin më afatgjatë dhe intensiv kundër krimit të organizuar. Një pjesë e kësaj strukture “Forca e Ligjit” do të jetë sekret dhe nuk do të ndahet me askënd, vetëm me agjencitë kombëtare dhe ndërkombëtare. Baza do të jetë me burime njerëzore vendasve dhe të huaja dhe aty do të jemi për të parë se kush e lufton dhe kush e mbron krimin. Ky është një objektiv i shpallur që të nesërmen e zgjedhjeve dhe realizimi do të jetë një fitore e rëndësishme e mandatit të ri. Mandati i ri që sapo ka nisur duhet të mbyllet me disa suksese për Shqipërinë që duam, ndër të cilët do të jetë mbyllja e epokës së pandëshkueshmëri, pa patllake, por edhe me kollare. Nisja e Vettingut më mbush me shpresë se prokuroritë nuk do të jenë më kishat dhe xhamitë pa zot. Djathtas apo majtas kudo qofshin. Më mbush me optimizëm edhe përfshirja e agjentëve të FBI. Drejtori i FBI dhe të dërguarit e tij vijnë këtë javë në Shqipëri. Ambasadorin Lu nuk jam gjithmonë dakord çfarë thotë, por çfarë bën për Shqipërinë, po ashtu edhe qeverisë italiane dhe gjermane, që kanë sjellë të ekspertët e tyre për operacionin ‘Forca e Ligjit’. Do të na bashkohen edhe agjentë të tjerë të FBI kundër krimit të organizuar dhe krimit ekonomik, që do të japin eksperiencën e tyre në Shqipëri. Do të luftojmë me krimin e organizuar dhe krimin ekonomik”, tha Rama.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM