Quint-i bënë thirrje për fushatë zgjedhore të lirë dhe të qetë

11:27 am 21.09.17

 

Pesëshja më e fuqishme diplomatike e akredituar në Kosovë e njohur si Quint (Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara) u bën thirrje të gjithë partitë politike dhe kandidatëve që marrin pjesë në fushatën e zgjedhjeve lokale, të angazhohen për fushatë të lirë, demokratike të qetë dhe pa ndikim, transmeton Koha.net.

“Qytetarët meritojnë një proces zgjedhor të hapur dhe transparent ku të gjithë kandidatët kanë të drejtën që të dëgjohen nga votuesit, ku pjesëtarët e mediumeve kanë të drejtën që – pa kërcënim ose dhunë – të shpërndajnë informata për zgjedhjet, dhe ku të gjithë votuesit kanë të drejtën që të marrin vetë vendimet e tyre pa presion”, thuhet, ndër të tjera, në deklaratën e vendeve të Quint-it.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM