Quentin Tarantino me film për vrasjet e Familjes Manson

4:06 pm 12.07.17

 

Sipas raportimeve nga mediat amerikane, filmi i radhës nga Quentin Tarantino do të merret me familjen famëkeqe Manson, drejtuar gjatë viteve të 1960-ta nga lideri i saj Charles Manson.

Raportohet se regjisori Tarantino planifikon të shkruaj dhe të bëjë regjinë e filmit i cili do të filloj xhirimet gjatë verës së vitit 2018.

Për një nga rolet kryesore është duke u konsideruar seriozisht përfshirja e aktores Margot Robbie, së cilës mund t’i ofrohet roli i Sharon Tate, aktores që u vra nga Familja Manson në vitin 1969.

Sipas The Hollywood Reporter, emra të tjerë që po konsiderohen për përfshirje në këtë film janë edhe Brad Pitt dhe Jennifer Lawrence.

Dy vite pas vrasjes së aktores Sharon Tate, e cila ishte vetëm 26 vjeçare dhe shtatëzënë, vrasësi Charles Manson dhe ndjekësit e tij u dënuan me burgime të përjetshme për kryerjen e disa vrasjeve.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM