Queens Of The Stone Age – ‘Head Like a Haunted House’

11:34 am 20.03.18

 

Queens of the Stone Age kanë shpërndarë videospotin për këngën ‘Head Like a Haunted House’.

Në klipin e animuar paraqiten skeletë, përbindësha dhe thika të cilat rrethojnë vokalistin Josh Homme që gjendet në krevat, derisa ai përballet edhe me një vizitë nga UFO-t.

Kënga ‘Head Like a Haunted House’ vjen nga albumi Villains.

Në muajin prill bendi nis turneun e tyre nëpër Evropë ku do të jenë edhe në festivalin INMusic që mbahet gjatë muajit qershor në Zagreb të Kroacisë.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM