Qeveritarët besojnë se vizat liberalizohen këtë vit

11:14 am 13.04.18

 

Përfaqësuesit e koalicionit qeverisës besojnë se gjatë këtij viti do të ndodh liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Ata thonë se vlerësime pozitive do të jepen qysh në javën e ardhshme kur do të publikohet Raporti për Kosovën i Komisionit Evropian, transmeton Gazeta Zëri.

Qeveritarët shpresojnë që në Raportin për Kosovën (Raporti i Progresit siç quhej më herët) do të jepen vlerësime pozitive për luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar që është kriteri i fundit për heqjen e regjimit të vizave për kosovarët.

Se Kosova pritet të marrë rezultate pozitive kanë deklaruar edhe deputetë të koalicionit qeverisës në Komisionin për Integrime Evropiane pas një takimi me përfaqësues të BE-së që u mbajt dje.

Ata kanë bërë të ditur se është folur për zhvillime pozitive drejt liberalizimit të vizave.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM