Qeveria synon statutin e Asociacionit brenda afatit dhënë nga Brukseli

9:21 am 10.04.18

 

Afati prej katër muajve, dhënë nga Brukseli zyrtar, për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, synohet të arrihet nga Qeveria e Kosovës.

Në kabinetin e kryeministrit Ramush Haradinaj kanë thënë se deri në finalizimin e statutit nuk është paraparë ndonjë takim në Bruksel, transmeton Koha.net.

“Qeveria e Republikës së Kosovës synon që këtë proces ta përmbyllë konform afatit të dhënë. Drafti i statutit do të bëhet nga Ekipi Menaxherial dhe deri në draftimin e plotë nuk është paraparë ndonjë takim në Bruksel”, ka thënë zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi.

Veprimet e Qeverisë erdhën pas ultimatumit të serbëve me themelim të njëanshëm të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nëse Prishtina zyrtare nuk e bënë këtë deri më 20 prill.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM