‘Qeveria shqyrton projektligjin për statusin e arsimtarëve para luftës’

3:43 pm 10.04.18

 

Qeveria e Kosovës do ta shqyrtojë të mërkurën në mbledhjen e saj Projektligjin per statusin e punëtoreve të arsimit shqip në Republikën e Kosovës nga vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99.

Këtë e kanë konfirmuar për Kohën Ditore burime brenda kabinetit të kryeministrit.

Miratimi i ketij projektligji është kërkesa kryesore e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e cila së fundi ka kërcënuar që nëse deri të enjten nuk i dërgohet Kuvendit, të futen në grevë të përgjithshme.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM