Qeveria ndan mbi 1.5 milion euro për të akuzuarit nga Gjykata Speciale

10:54 am 15.03.17

euro

 

Mbi 1. 5 milion euro ka ndarë Qeveria e Kosovës në buxhetin e këtij viti, për t’i ofruar ndihmë juridike dhe financiare personave që mund të akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte, thonë zyrtarë qeveritarë.

Ata thonë se kjo shumë është ndarë në bazë të Ligjit për mbrojtjen juridike dhe financiare të personave të cilët mund të jenë akuzuar nga Gjykata Speciale, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Sipas këtij ligji, të gjithë personat që mund të akuzohen kanë të drejtën e kërkesës për asistencë në mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes dhe të angazhimit të mbrojtësve të pavarur.

Përveç kësaj mbështetjeje financiare, ligji i siguron edhe anëtarët e ngushtë të familjes të personave të akuzuar për krimet e pretenduara, përfshirë këtu edhe shpenzimet e ndërlidhura me udhëtimet e tyre kur procedurat gjyqësore zhvillohen jashtë Kosovës.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM