Qeveria miratoi propozim-vendimin për kompensim të viktimave të krimit

4:00 pm 14.03.17

hoxha

 

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka marrë pjesë në mbledhjen e rregullt të Qeverisë ku ka prezantuar dy ekspoze, njëra për koncept dokumentin për tokën ndërtimore dhe ekspozenë për propozim–vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për kompensimin e viktimave të krimit, me vlerë 100.000 euro.

Pas miratimit të këtij ligji, ministrja tha se kërkohen mjete financiare që të fillojë procesi i kompensimit të viktimave të krimit, transmeton Koha.net.

“Përmes këtij procesi, mundësohet kompensimi financiar i viktimave të krimit, përkatësisht viktimave të kategorive të caktuara të veprave penale”, theksoi Hoxha.

Qeveria e Kosovës miratoi koncept dokumentin për tokën ndërtimore dhe propozim–vendimin e ministres Dhurata Hoxha për mjetet financiare për kompensimin e viktimave të krimit, me vlerë 100.000 euro.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM