Qeveria miratoi projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit

5:53 pm 11.04.18

 

Punonjësit e arsimit shqip gjatë viteve 1990-91 deri më 1998-99 do të marrin së shpejti të ardhurat e caktuara sipas projektligjit i cili është miratuar sot nga Qeveria e Kosovës.

Nënkryetarja e Komisionit parlamentar për Arsim, Teuta Haxhiu, e ka përshëndetur aprovimin e projektligjit për mësimdhënësit ndërsa ka thënë se ky projektligj do të procedohet në Kuvendin e Kosovës për një periudhë të shpejt kohore, transmeton Gazeta Express.

”Ky është një moment shumë i rëndësishëm. Ne në Kuvend në momentin që na vie projektligji në komision, ne do të fillojmë menjëherë ta shqyrtojmë në Parlamentin e Kosovës”.

”Jam e sigurt se të gjitha grupet parlamentare të Kuvendi të Kosovës do ta mirëpresin dhe do ta procedojnë projektligjin në afate kohore. Kjo duhet të ndodhë në maksimum prej dy muajsh, jo më shumë”.

”Besoj shumë se pozitë e opozitë do të bëhen së bashku në këtë ligj sepse të gjitha subjektet politike vazhdimisht e kanë kërkuar këtë ligj”.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM