Qeveria ‘me rreth 50 zëvendësministra’

10:30 am 14.09.17

 

Qeveria e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj ka 21 ministri, derisa numri i zëvendësministrave pritet të jetë edhe më i lartë.

Gazeta Zëri shkruan se në këtë qeveri pritet “të rehatohen” edhe rreth 50 zëvendësministra.

Sipas burimeve të gazetës, marrëveshja e koalicionit parasheh që PDK-së së Kadri Veselit t’i takojnë rreth 20 pozita të zëvendësministrave, ARK-së shtatë, AAK-së gjashtë, Nismës pesë zëvendësministra në Qeveri, ndërsa të tjerët i takojnë përfaqësuesve të minoriteteve.

Megjithatë, zyrtarët e PDK-së dhe të AAK-së nuk preferojnë të flasin për numrin e zëvendësministrave që do t’i ketë Qeveria e re, pas reagimeve të shumta në opinion për madhësinë e ekzekutivit.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM