Qeni i vogël sulmon krokodilin, e kthen mbrapa në lum (video)

7:52 am 19.01.18

Një vizitor në Goat Island të Australisë ka kapur me kamerë një moment mjaft të pazakontë.

Edhe pse shumëherë më i vogël nga trupi, një qen sulmon një krokodil i cili kishte dalë në bregun e lumit.

Videoja, relizuar gjatë muajit të kaluar, tregon se si krokodili vazhdon të afrohet drejt pjesës ku ishin të pranishëm njerëzit, por në një moment një qen i vogël e sulmon atë dhe e detyron të kthehet në lum.

“Po vizitoja Goat Island me familjen, dhe pronari i tokës e thirri krokodilin me emrin Casey që të dal jashtë ujit. Qeni bëhet pak ca xheloz dhe e ndjek krokodilin 3.5 metra duke e kthyer mbrapa në lum!” ka shkruar personi që realizoi videon e shpërndarë nëpër rrjetet sociale.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM