Qendra Studentore pasurohet me 2 mijë libra

3:58 pm 15.03.18

 

Qendra e Studentëve ka pranuar 2 mijë libra të mbledhur nga donacionet e qytetarëve dhuruar për bibliotekën e konvikteve.

Donacioni është organizuar nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim.

“Pas ardhjes së kësaj ideje tek ne, ne kemi parë mundësinë që me e bë një kampanjë që me mbledh libra për studentë dhe kemi menduar që vendi më i mirë për ta bërë këtë është Qendra e Studentëve ku janë të koncentruar me mijëra studentë edhe ku ka shumë nevojë për libra. Përgjigja ka qenë e jashtëzakonshme nga qytetarët e Republikës së Kosovës siç po e shihmi prapa nesh janë rreth 2 mijë njësi me diku më shumë se 500 tituj të të gjitha fushave që studiohen në Universitetin e Prishtinës” ka thënë Rron Gjinovci, përfaësues i ORCA-së, transmeton Koha.net.

Gjinovci tha se me këtë iniciativë i kanë dëshmuar Ministrisë së Arsimit se ata si institucione mund të bëjnë shumë për furnizimin e bibliotekave me libra.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM