Qendra Islame e Shqiptarëve ushqen të uriturit në New York

4:35 pm 10.01.19

Qendra Kulturore Islame Shqiptare në Staten Island bashkëpunoi me “Project Hospitality” për të ndihmuar të uriturit në Neë York, duke dhuruar 1.000 paund (453 kg) mish dhie.

“Një dhurim i kësaj madhësie do të thotë se ne do të jemi në gjendje të ofrojmë një mundësi të madhe Hallall si opsion, për ata që janë duke përjetuar urinë e që poashtu dëshirojnë të nderojnë edhe besimin e tyre”, tha Tracy Collins, Drejtorja e “Project Hospitality”.

Vitin e kaluar, qendra bëri një donacion prej 2,000 kile të mishit të dhisë në Stapleton, shkruan IndeksOnline.

“Ne shpërndajmë mishin mes njerëzve të varfër,” tha Moviz Siddiqi, drejtori i ICNA Relief.

Qendra Kulturore Islame Shqiptare në Staten Island Nju Jork, është një organizatë fetare dhe kulturore e themeluar në fillim të vitit 1991 dhe e planifikuar si një institucion islamik që përfshin një xhami, një shkollë, një bibliotekë, një sallë leximore dhe ritualeve fetare. /IndeksOnline/

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM