Putin: Sulme të tjera në Siri dërgojnë në kaos të marrëdhënieve ndërkombëtare

4:12 pm 15.04.18

 

Gjatë një bisede telefonike me presidentin iranian, Hasan Rohani, presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se çdo sulm tjetër nga fuqitë Perëndimore kundër Sirisë do të “dërgojë pashmangshëm drejt një kaosi në marrëdhëniet ndërkombëtare.”

Është raportuar se të dy presidentët janë pajtuar që sulmet e 14 prillit të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës përbëjnë shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe “kanë dëmtuar mundësitë për gjetjen e një zgjedhje në Siri” transmeton Radio Evropa e Lirë.

Sulmet ajrore kanë ardhur në përgjigje të sulmit të dyshuar me armë kimike në Siri, në të cilin kanë vdekur dhjetëra persona javën e kaluar.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM