Putin: Perëndimi po përpiqet ta pengojë përparimin e Rusisë

5:17 pm 07.06.18

 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, paraqiti një pamje optimale të ekonomisë së vendit dhe tha se Perëndimi po përpiqet ta pengojë përparimin e saj.

Putin i bëri këto komente në sesionin pyetje-përgjigje me qytetarët nga e gjithë Rusia, i cili u transmetua drejtpërdrejt në televizion.

“Ne kemi nisur një trajektore drejt rritjes së ekonomisë në Rusi. Po, rritja është modeste, e vogël, mirëpo nuk kemi ulje”, ka thënë Putin, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Banka Qendore ka parashikuar rritje 1.5 deri në 2 përqind rritje më 2018.

Ashtu sikur edhe herat tjera, Putin ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe shtetet tjera Perëndimore, se po tentojnë të mbajnë mbrapa Rusinë.

Ai u është referuar sanksioneve që këto shtete i kanë vënë Rusisë pas aneksimit të Krimesë nga Ukraina më 2014.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM