Putin nuk e di nëse do të kandidoj përsëri për president

7:49 pm 21.07.17

 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë përsëri në zgjedhjet presidenciale të marsit 2018, sipas mediumeve ruse.

Putin pritet të fitojë edhe një mandat me një shumicë të votave, mirëpo ai ka thënë se “ende ka kohë për të vendosur”.

“Nuk kam vendosur ende nëse duhet të vazhdojë punën në këtë pozitë”, është cituar të ketë thënë Putin sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS, transmeton Radio Evropa e Lirë.

“Do të shoh. Zgjedhjet do të mbahen më 2018. Ende ka kohë për të menduar”, ka shtuar tutje Putin.

Putin mbetet shumë popullor në Rusi dhe aktualisht nuk ka ndonjë figurë politike që ka fuqi të mjafueshme për ta konsideruar konkurent në zgjedhje.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM