Punk bendi krijon këngën jo-zyrtare për Anglinë në Kampionatin Botëror

1:23 pm 22.05.18

 

Punk supergrupi The Tallywags ka realizuar singlin ‘Charge Of The Light Brigade’, një këngë kjo jo-zyrtare në mbështetje të përfaqësueses së Anglisë në Kampionatin Botëror të futbollit që mbahet në Rusi.

Pjesë e The Tallywags janë ish antëtari i Sex Pistols, Paul Cook, Tom Spencer dhe Chris McCormack. Gjithashtu, Toy Dolls është këngëtar i bendit dhe Danny McCormack është basist.

Mesazhi kryesor i këngës është motivimi për lojtarët e drejtuar nga Gareth Southgate, që të arrijnë sukses në ‘Rusia 2018’. Gjithashtu, në video paraqiten karaktere të cilat të kujtojnë momente historike nga e kaluara e përfaqësueses angleze në futboll.

Javë më parë, Federata angleze e Fubollit (FA) e konfirmoi se përfaqësuesja angleze nuk do të ketë një këngë zyrtare që do ta mbështes në garën e saj këtë vit në Rusi.

 

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM