Protestuesit shkatërrojnë 60% të të gjitha kamerave rrugore në Francë

12:08 pm 11.01.19

A speed camera was damaged to protest the limitation to 80 kilometres per hour on secondary roads in Nice, France, 07 December 2018.Protestuesit “Jelek të verdhë” kanë shkatërruar pothuajse 60% të rrjetit të të gjitha kamerave të Francës, tha ministri i brendshëm. Christophe Castaner tha se dëmi i qëllimshëm ishte një kërcënim për sigurinë në rrugë dhe vinte jetëra në rrezik.

Lëvizja e protestës nisi mbi rritjen e taksave të karburantit dhe shoferët bllokonin rrugët dhe kabinat e autostradave.A motorbike is perched atop a plastic-wrapped speed camera in Ajaccio on the French Mediterranean Island of Corsica, on December 2, 2018,

Disa protestues mendojnë se kamerat e shpejtësisë janë vetëm një masë që gjeneron të ardhura që merr para nga të varfërit. Hugh Schofield i BBC në Paris, tha se vandalizmit është i dukshme për të gjithë ata që ngasin në Francë, ku shihen kamerat dhe radaret të mbuluara me bojë ose shirit të zi për t’i ndaluar ata që të punojnë.

Por dëmi është tepër i madh – dhe tani besohet që gjysma e të gjitha 3.200 kamerave të shpejtësisë nuk punojnë tha për një deklaratë zoti Castaner të enjten. Ai tha se pajisjet ishin “neutralizuar, sulmuar ose shkatërruar” nga anëtarët e lëvizjes së protestës.

Kufijtë e shpejtësisë në Francë ishin tashmë kontraverzale pasi qeveria uli kufirin në shumë rrugë kryesore nga 90 km / h në 80 km / h në fillim të vitit të kaluar.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM