Prokuroria ngret aktakuzë për korrupsion ndaj Pal Lekajt

4:16 pm 12.04.18

 

Është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale ndaj ish-kryetarit të Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj.

Lekaj, i cili aktualisht është ministër i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, akuzohet për dy vepra penale të përvetësimit në detyrë dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Lajmin e ka konfirmuar prokurori special, Faik Halili, për emisionin Betimi për Drejtësi, por nuk ka pranuar të jep më shumë detaje.

Prokurori Halili, ka thënë se aktakuza ndaj Lekajt tashmë është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Ndryshe, Pal Lekaj, për dy mandate ka qenë kryetar i Komunës së Gjakovës, nga viti 2007 e deri në vitin 2013, kur kishte humbur garën nga Mimoza Kusari – Lila.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM