Prokuroria jep detaje për vrasjen e 27 vjeçarit në Prishtinë

4:29 pm 27.02.19


Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin lidhur me  vrasjen e cila ka ndodhur sot, rreth orës 11:30, në afërsi të shkollës teknike në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Haxhi Zeka”.

Viktima me inicialet A.J., është plagosur nga një person, derisa po qarkullonte me veturën e tij, mirëpo i njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit, me ç’ rast ka ndërruar jetë, transmeton Indeksonline.

Me të ndodhur rasti, njësitet policore kanë informuar prokurorin kujdestar, i cili ka dalur në vendin  e ngjarjes. Sipas provave  të para të siguruara  nga vendi i ngjarjes, është identifikuar vetura dhe pronari i saj, nga e cila veturë është gjuajtur në drejtim të viktimës.

 

Hetimet intensive të zhvilluara për zbardhjen e vrasjes së Abid Jasharaj, 27-vjeç, e ndodhur sot në kryeqytet, kanë nxjerr në pah disa detaje për të dyshuarit.

Indeksonline nga burimet brenda policisë ka mësuar se dje viktima ishte kërcënuar nëpërmjet telefonit nga baballëku i tij i cili jeton jashtë vendit. Ndërsa sot, Abidi u qëllua me armë zjarri  ndërsa i dyshuar është vëllai  i gruas së tij, Besnik Shkodra.

Gjithnjë sipas burimeve të Indeksonline, baballëku i Abidit ndodhet rrugës për Kosovë dhe aktualisht është në Beograd.

Baballëku i viktimës

Fillimisht policia ka dyshuar në dy persona, mirëpo pas arrestimit të njërit prej vëllezërve të gruas së Abidit, hetimet dhe kamerat e sigurisë zbuluan se ai nuk është i përfshirë në krim, por njëri prej vëllezërve tjerë të gruas së viktimës.

Besnik Shkodra (miku i viktimës) është shpallur në kërkim të policisë dhe se i njëjti momentalisht është në arrati. Policia po punon në kapjen sa më parë të të dyshuarit kryesor të këtij krimi që ka tronditur banorët e rrugës “Haxhi Zeka”./Indeksonline/

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM