Projekti “Hacking Urban Spaces” sjell filma rreth efikasitetit në strategjitë urbane

9:26 am 01.03.18

 

Filma dokumentarë do të shfaqen në Prizren, Pejë dhe Prishtinë si pjesë e projektit “Hacking Urban Spaces” që ka bashkuar festivalet ‘DokuFest’ dhe ‘Anibar’ bashkë me qendrën ‘Termokiss’.

Një seri filmash dokumentarë janë përzgjedhur si shembuj të mirë për aktivizmin qytetar, njohjen e vlerave dhe iniciativave të përbashkëta.

Në Prizren filmat do të shfaqen në “DokuKino”, në Pejë në “Jusuf Gërvalla”, ndërsa lokacioni i Prishtinës ende nuk është bërë i ditur, transmeton Koha.net.

Në një komunikatë të përbashkët të tre akterëve, thuhet se ky program u dedikohet studentëve të universiteteve dhe nxënësve të shkollave të mesme të larta të këtyre qyteteve, të cilët në fund të çdo cikli do të kenë mundësinë të debatojnë për këto sfida me vendimmarrësit e qeverive përkatëse lokale, si dhe planet e tyre në përfshirjen e komuniteteve lokale dhe aktivistëve për një menaxhim më të mirë të hapësirave publike.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM