Profesorët me peticion kundër Akademisë së Shkencave

10:40 am 02.02.17

akademia

 

Një peticion i nënshkruar nga 47 profesorë të Univeristeti të Prishtinës kërkon nga Kuvendi i Kosovës që të shikojë pasojat dhe dëmet e veprimtarisë së Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, duke e quajtur atë një institucion të korruptuar dhe keqpërdorues.

Profesorët që e kanë nënshkruar këtë peticion kanë quajtur Akademinë cenuese të interesave shkencore, kulturore dhe zhvillimore të Kosovës.

Zgjedhjet e fundit në Akademinë e Shkencave e të Arteve të Kosovës, sipas grupit prej 47 profesorëve, janë vazhdimësi shqetësuese e një rrënimi të madh e të pakthyeshëm të këtij institucioni, transmeton gazeta Zëri.

“Zgjedhjet e fundit në të vërtetë dhanë alarmin se kjo Akademi nuk ka shërim, prandaj as shpëtim sepse kur e keqja përsëritet, kur paligjësitë, shpërdorimet, padrejtësitë, fyerjet bëhen sistemore, shpresa për t’u kthyer mbarë vdes”, thuhet në reagimin e përbashkët.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM