Primal Scream i bashkohen Stone Roses për koncertin në Glasgow

2:42 pm 16.02.17

Primal Scream do të jenë si ‘përkrahës’ në koncertin e The Stone Roses që mbahet më 24 qershor në Hampden Park të Glasgow.

Ky koncert i bendit legjendar nga Manchester vjen pas koncertit, tashmë të shitur, që mbahen më 17 qershor në Stadiumin Wembley në Londër.

 

stone

 

Ndërkohë, javë më parë, shefi i festivali Glastonbury, Emily Eavis, ka hedhur poshtë thashethemet të cilat parashikonin se The Stone Roses do të jenë ‘headline’ në Glastonbury sivjet bashkë me Daft Punk.

Gjatë vitit të kaluar, Stone Roses treguan se janë duke punuar në album të ri, derisa gjithashtu lëshuan dy këngë të reja, All For One dhe Beautiful Thing.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM