Presidenti slloven, deputetëve kosovarë: Mos hezitoni ta miratoni marrëveshjen

10:28 am 13.02.18

 

Borut Pahor, president i Sllovenisë, u është drejtuar deputetëve në Parlamentin e Kosovës gjatë vizitës që po zhvillon në vend.

“Erdha në Kosovë si mik, si president i një shteti që ka marrëdhënie të mira me shtetin e juaj. Unë erdha në prag të 10-vjetorit të pavarësisë që ne të forcojmë marrëdhëniet e mira. Pranoni urimet e mia më të sinqerta për të ardhmen e juaj të ndritur.” është shprehur Pahor.

Presidenti slloven ka thënë se është e rëndësishme që vendi t’i zgjidhë të gjitha mosmarrëveshjet, edhe ato me kufirin.

“Unë e kuptoj kompleksitetin e kësaj çështjeje. Unë si një mik i juaji ju rekomandoj që të mos hezitoni ta miratoni marrëveshjen.

Unë e di se sa është e vështirë për ju, për Parlamentin, por nuk ka mënyrë tjetër, nëse ne duam të arrijmë stabilitet në rajon”, ka përfunduar ai, transmeton Gazeta Express.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM