Presidenti serb Vuçiq viziton Kroacinë

1:58 pm 12.02.18

 

Pritet të ketë protesta gjatë vizitës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Kroaci.

Ai do të takohet me presidenten kroate Kolinda Grabar Kitaroviq, në vizitën e parë në pesë vitet e fundit që zhvillon një president i Serbisë.

Më vonë presidenti serb pritet ta takojë edhe kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq dhe kryeparlamentarin, Gordan Jandrokoviq, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Vuçiq po ashtu pritet të takohet edhe me përfaqësues të tjerë dhe liderë religjiozë.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM