Posta njofton se nuk ka para për pagat e punonjësve

6:08 pm 12.03.18

 

Posta e Kosovës ka njoftuar se nga fillimi i muajit prill “do të vijnë në një gjendje ku ndërmarrja mos të mund të bëjë ekzekutimin e pagave të punonjësve.”

“Konform përgjegjësive si përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, Bordi i Drejtorëve i ndërmarrjes publike Posta e Kosovës Sh.A. ka shqyrtuar sot gjendjen financiare në këtë ndërmarrje. Pas shkresave dhe njoftimeve që iu kanë drejtuar Qeverisë, Bordi nuk sheh zgjidhje tjetër përveç t’i drejtohet edhe publikisht Qeverisë së Kosovës, punëtorëve të Postës, sindikatave dhe opinionit publik se gjendja financiare në Postë është duke u rënduar nga muaji në muaj. Kjo gjendje ka ardhur si pasojë e humbjeve financiare që ka Posta në ofrimin e Shërbimit Postar Universal si dhe në mos shlyerjen e obligimeve financiare për shërbimet që i ofron për operatorë të caktuar”, thuhet në komunikatën për Media nga Bordi i Drejtorëve të Postës së Kosovës, transmeton Koha.net.

Kryeshefi Ekzekutiv dhe menaxhmenti, pavarësisht punës qe kanë bërë edhe në lansimin e produkteve dhe shërbimeve të reja dhe në ngritjen e të hyrave në ndërmarrje, çdo vit, kjo rritje e të hyrave prapë ka qenë jo e mjaftueshme për të krijuar stabilitet financiar për ndërmarrjen pa u mbuluar Shërbimi Universal Postar.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM