Post Malone thyen rekordin e The Beatles

6:43 pm 09.05.18

 

Reperi Post Malone po vazhdon të arrij suksese në klasifikimet e këngëve dhe albumeve në Shtetet e Bashkuara.

Albumi i dytë i 22 vjeçarit, Beerbongs & Bentleys, është radhitur në vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar, derisa tani është në krye edhe në Shtetet e Bashkuara me 461,000 kopje të shitura.

Këngët e dalura nga ky album kanë arritur rekorde.

Reperi ka nëntë këngë gjatë kësaj jave në Top 20, duke thyer rekordin e mbajtur më herët nga The Beatles dhe J Cole me nga gjashtë këngë. Gjithashtu, Post Malone theu rekord edhe në Top 40, duke pasur 14 këngë në këtë klasifikim brenda javës.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM