Policia jep detaje për sulmuesin në Dusseldorf, i dyshuari është nga Kosova

6:21 pm 10.03.17

dusseld

 

Policia gjermane ka dhënë detaje tjera rreth rastit të mbrëmshëm ku një person i moshës 36-vjeçare ka lënë të plagosur 9 persona.

Dorasi i cili kishte përdorur një sëpatë për ta kryer sulmin, aktin e bëri në një stacion qendror të trenave në Dusseldorf të Gjermanisë, shkruan Express.

Po ashtu, mediat gjermane duke iu referuar burimeve të saj brenda policisë njoftojnë se i arrestuari mund të jetë nga Kosova.

Bëhet e ditur se sulmuesi gjendej në klinikën psikiatrike pasi i njëjti dyshohej për mendime vetëvrasëse.

Ai kishte të thyera disa pjesë të trupit dhe aktualisht është duke u trajtuar në spital.

Këto lëndime sulmuesi i mori pasi i njëjti kërceu nga ura, gjatë përpjekjes për të ikur. Siç shkruajnë mediat gjermane, nuk përjashtohet mundësia që sulmuesi të ketë një të kaluar që lidhet me terrorizmin.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM