Policia jep detaje nga aksidenti ku u përfshi eskorta e MPB-së

11:47 am 08.01.19

Vetura e ministrit të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, është aksidentuar në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Mirëpo, në këtë veturë nuk gjendej ministri, po disa zyrtarë të tjerë të MBP-së.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Indeksonline ka dhënë detaje për rastin.

Ajo ka deklaruar se  dy nga personat e aksidentuar kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

“Rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen Arbëria në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Në këtë aksident, lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

I pari i MPB-së në ato momente gjendjen në Ministri.

Ndërsa, Indeksonline mëson se në veturën zyrtare gjendeshin katër persona; Gazmend Orana, Nazif Hoxha si dhe dy këshilltarët; Agim Sinani si dhe Jetmir Tahiri./Indeksonline/

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM